Neymar, bisedime me Barcelonën për rinovimin e kontratës

Barcelona është në bisedime me lojtarin e saj, Neymar, për të arritur një marrëveshje rreth rinovimit të kontratës të brazilianit.

Sport

22/12/2014 22:12

Siç raporton e përditshmja spanjolle, Sport, mësojmë se Barcelona është në bisedime me babain e Neymarit për të rinovuar kontratën me lojtarin brazilian.

Besohet se Blaugranët dëshirojnë të zgjasin kontratën e brazilianit deri në vitin 2020, duke e blinduar kështu atë në Camp Nou.

Pritet që kjo marrëveshje të arrihet para se të bëhet fundi i sezonit, pasi të dy palët janë në pajtim për një gjë të tillë.