Neymar befason me fjalët për Mbappe

Ylli brazilian, Neymar Junior, ka thënë fjalë të mëdha për bashkëlojtarin e tij të PSG, Kylian Mbappe.

Sport

05/02/2020 14:50

Neymar e përshkruan 21-vjecarin si ‘’fenomenal’’ dhe parashikon se për një kohë të shkurtër do të arrijë edhe më shumë se tani, transmeton lajmi.net

Për ish-lojtarin e Barcelonës është kënaqësi të jetë në një formacion me djaloshin francez dhe se në një të ardhme të afërt e sheh edhe më lart se tani.

Neymar dhe Mbappe u transferuan të dy së bashku në PSG gjatë verës 2017, nga Barcelona dhe Monaco duke u bërë dy lojtarët më të shtrenjtë të ekipit parisien në atë kohë.

Dyshja së bashku kanë shënuar 139 gola në të gjitha garat, me cka tregohet se kimia e tyre në fushë është e një niveli të lartë. /Lajmi.net/