Neymar, a je ti?
Neymar shquhet për gola dhe veprime të jashtëzakonshme në fushën e lojës. Por, kësaj radhe ai ka përfunduar në qendër të vëmendjes për një gabim të rrallë e të pafalshëm para portës kundërshtare.

Sport
Në sezonet e fundit e kemi parë shpeshherë Fernando Torresin duke humbur ndonjë rast ideal për gol, në përjashtim të futbollistëve të tjerë nga ligat e dyta ose të treta.
Por, tani kjo i ka ndodhur një prej yjeve më të mëdhenj në futbollin e sotëm, sulmuesit të Brazilit dhe Barcelonës, Neymar.
Pas një topi që i erdhi nga krahu i djathtë, Neymar ishte krejt i vetmuar me vetëm portën e zbraztë para vetes.
Por, me siguri se nuk e di as vetë se si arriti ta qëllonte traversën para se topi të dëbohej nga porta.
Për fatin e mirë të Neymarit, Willian kishte shënuar një herë për Brazilin që fitoi 1:0 ndaj Ekuadorit në miqësoren e zhvilluar në MetLife Stadium në New Jersey.