Nexhmi Rudari infektohet me koronavirus

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, është infektuar me koronavirus.

Lajme

12/08/2020 15:37

Nexhmi Rudari, ushtrues detyre i kryetarit të Komunës së Podujevës, është infektuar me koronavirus, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Rudari përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor. Ditët në vijim, sipas rekomandimeve do t’i kaloj në izolim dhe gjithë procesin e punës, ashtu si këto ditë, së bashku me bashkëpunëtorë do ta mbikëqyrë dhe do ta organizoj nga shtëpia”, ka shkruar Rudari.

Njoftimi i plotë i Rudarit, pa ndërhyrje:

Të dashur familjarë dhe miq,

Të nderuar qytetarë

Pas dyshimeve dhe qëndrimit disa ditorë në vetizolim jam testuar për COVID-19.

Nga IKSHKP, sot më është konfirmuar se kam rezultuar pozitiv.

Me shëndet jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj shqetësimi shëndetësor.

Ditët në vijim, sipas rekomandimeve do t’i kaloj në izolim dhe gjithë procesin e punës, ashtu si këto ditë, së bashku me bashkëpunëtorë do ta mbikqyrë dhe do ta organizoj nga shtëpia.

Ju ftoj të gjithëve që tu përmbaheni rregullave të IKSHPK-së, virusi është real dhe serioz, mos ta lejojmë që të bëhet shkatërrues i jetës tonë dhe familjareve tona.

Shëndet!. /Lajmi.net/