Nexhmedin Spahiu: Tri ministri të Kurtit janë të korruptuara

Opinionisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar qeverisjen e Kurtit në dyvjetorin e marrjes së detyrës nga kryeministri i Republikës së Kosovës. Sipas Spahiut, Kurti nuk është i korruptuar, megjithatë tri ministri që i specifikoi po, përcjell lajmi.net. Ai shtoi se ministritë që drejtohen nga Aliu, Vitija e Çeku janë të korruptuara, ndërsa pohoi se vlerësimi i…

Lajme

22/03/2023 16:24

Opinionisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar qeverisjen e Kurtit në dyvjetorin e marrjes së detyrës nga kryeministri i Republikës së Kosovës.

Sipas Spahiut, Kurti nuk është i korruptuar, megjithatë tri ministri që i specifikoi po, përcjell lajmi.net.

Ai shtoi se ministritë që drejtohen nga Aliu, Vitija e Çeku janë të korruptuara, ndërsa pohoi se vlerësimi i DASh-it është i saktë.

Të korruptuara janë Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Shëndetësisë , Ministria e Kulturës dhe Ministria e Tregtisë”, tha ai për Periskopin.

“Po e përsëris, nuk ështe Albin Kurti i korruptuar si kryeministër, por një pjesë e ministrave të tij janë të korruptuar edhe kjo është një gjë e ditur tashmë. Vlerësimi i departamentit është i saktë. Ministria e Infrastrukturës, Shëndetësisë, Kulturës ,Tregtisë dhe industrisë. Ka ndikuar korrupsioni. Domethënë vet fakti që ka ministra të korruptuar domethënë ka këtë titull në raportin e departamentit”, vazhdoi ai.