Nexhat Daci, nostalgjik i koalicionit LDK-AAK
Kreu i LDD Nexhat Daci ka thënë se do të donte të ripërsëritej formula e vitit 2004, kur Qeveria udhëhiqej nga koalicioni LDK-AAK. Thotë se ai do të donte që të fitonte LDK. Mendon se PDK’ja do të dale përfundimisht në opozitë.
Lajme
Kryetari i LDD’së, Nexhat Daci do të donte që në qeverisjen e ardhshme të përsëritej koalicioni i vitit 2004 LDK-AAK, por normalisht këtë herë të jetë edhe vet LDD aty.
Në një intervistë dhënë për “Epoka e Re”, Nexhat Daci thotë se praktikisht ky koalicion duket i pamundur por se akoma nuk janë ulur që të bisedojnë palët.
“Në mënyrën më të sinqertë do të doja që LDK’ja të dalë fituese, por pa LDD’në teoria e gjasve tregon se ajo nuk mund të arrihet”.
“Këtë po e them me sinqeritet të madh. Në atë rast do të kthehet formula shumë e suksesshme e qeverisjes në Kosovës e vitit 2004. Unë loboj dhe punoj për këtë formulë”.
“Praktikisht ky koalicioni është i pamundur, por kur të ulemi unë, Iasa dhe Ramushi në bisedë serioze dhe vepruese për punë, do t’i shikojmë të gjitha rrethanat dhe do të intervenoj që mos të barikadohet as Ramushi e as Isa”.
Duke folur rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve, Daci mendon se Kosova është vonuar. Ai thotë se mbajtja e zgjedhjeve sa më parë është në dobi edhe të pozitës por dhe opozitës.
“Muaji qershor do të ishte koha optimale, ndoshta edhe e vonuar në proceset në Kosovë”.
“Është e vonuar për rrethanat e jashte që mund të sillen, siç është paraqitja e krijimit të një tribunali, paraqitja teorike e trazirave sociale dhe ngjarjet e reja brenda PDK’së. Po ashtu, për opozitën është mirë sa më herët të mbahen zgjedhjet, sepse në një vend të trazuar as opozita nuk mund të përfitojë”.
“Sa më parë që mbahen zgjedhjet është në dobi të pozitës dhe opozitës”.
Kreu i LDD, mendon se PDK do të dal në opozitë ndërsa thotë se nëse LDK do të veprojë me mentalitetin e 3-4 personave, nuk ka “shans të fitojë” në këto zgjedhje.
“Jam shumë i bindut se për PDK’në është pesë minuta pas orës 12:00. Njerëzit e kësaj partie kanë bërë shumë skandale. Unë jam i bindur se në një zhvillim normal, PDK do të shkojë në opozitë”.
“Në qoftëse kthjellen në LDK besoj se do të ketë ndryshime”.
“Në qoftë se vepron mentaliteti i tre katër vetave në LDK nuk do të ketë shans të fitojë”, ka thënë Nexhat Daci për “Epoka e Re”.