Newcastle United i ofron 12 milionë euro për vit yllit të harruar të Juventusit

Sheikët e Arabisë Saudite që janë në krye te Newcastle United janë duke përgatitur një top ofertë prej 12 milionë euro në vit për yllin që e duan gjatë janarit.

Sport

31/10/2021 19:00

Newcastle pritet të bëjë ndryshime drastike pasi u ble nga sheikët e Arabisë Saudite, që paguan plotë 350 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Shumë yje si Eden Hazard, Gareth Bale dhe Dele Alli janë përmendur që mund të kalojnë te Newcastle, por prioritet mesa duket është ish mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey, që nuk ka vend te Juventus.

Sipas mediave italiane, Newcastle edhe do paguajë pagat e larta të uellsianit, prej 12 milionë euro në vit.

Tuttsport raporton se Newcastle do ishte e lumtur të arrijë ndonjë marrëveshje me 30-vjeçarin që ka edhe dy vite kontratë të mbetur.

Brenda më shumë se dy viteve sa ishte në Torino, uellsiani regjistroi 59 paraqitje, tre prej të cilave ishin këtë edicion./Lajmi.net/