Newcastle United bën ofertën e lartë për yllin e Barcelonës, i ofron 15 milionë euro për sezon

Drejtuesit e rinj të Newcastle Unitedit kanë interesim për të transferuar yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele duke i ofruar pagë të lartë.

Sport

21/10/2021 08:14

Sheikët e Arabisë Saudite kompletuan blerjen e Newcastle nga Mike Ashley këtë muaj për 300 milionë funte, transmeton lajmi.net.

Newcastle pritet të kenë buxhet prej 50 milionë euro në janar, pavarësisht që iu lejohet të shpenzojnë rreth 200 milionë euro shkaku i rregullave financiare.

Dhe Dembele është ‘shënjestër’ e Newcastle, me yllin e skuadrës që ka të ardhmen të pasigurt në “Camp Nou”.

Dembele që gjithashtu është i lidhur me kalimin te Liverpool, ka pësuar lëndime të shpeshta te Barcelona dhe asnjëherë nuk gjeti formën që kishte te Borussia Dortmund.

Sipas Foot Mercato, Newcastle është duke përgatitur ofertë për francezin prej 15 milionë euro për sezon, plus bonuset.

Kontrata momentale e Dembele skadon në verë dhe është i lirë të nënshkruajë parakontratë këtë janar.

Barcelona dëshiron ta mbajë dhe kërkon t’ia rinovojë kontratën, por për momentin s’ka asgjë konkrete.

Dembele zhvilloi mbi 100 paraqitje te Barcelona dhe shënoi 30 herë duke regjistruar edhe 21 asistime, derisa ka fituar titujt si La Liga, Kupa e Mbretit dhe Superkupa e Spanjës./Lajmi.net/