Newcastle i reziston Liverpoolit

Liverpool nuk arriti më tepër se një barazim 2-2 nga udhëtimi në St James Park ku u ndesh me Newcastle Unitedin, në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë. Madje, Reds ishin dy herë në disavantazh, pavarësisht epërsisë numerike për gjatë gjithë pjesës së dytë. Yohan Cabaye i kaloi vendasit në epërsi në minutën e…

Sport

19/10/2013 14:44

Liverpool nuk arriti më tepër se një barazim 2-2 nga udhëtimi në St James Park ku u ndesh me Newcastle Unitedin, në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë.

Madje, Reds ishin dy herë në disavantazh, pavarësisht epërsisë numerike për gjatë gjithë pjesës së dytë. Yohan Cabaye i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 23-të kur me një goditje nga distanca e mposhti portierin e Liverpoolit, Simon Mignolet.

Por, Liverpool barazoi shifrat në minutën e 42-të kur Steven Gerrard – realizoi golin e tij të 100-të në Premierligë – konkretizoi penalltinë e fituar nga Luis Suarez, në rastin gjatë së cilit Mapou Yanga-Mbiwa u përjashtua me karton të kuq.

Por, pavarësisht se mbetën me dhjetë futbollistë, Newcastle kaloi sërish në avantazh kur Paul Dummet shfrytëzoi një pozicionim të gabuar të mbrojtësve të Liverpoolit dhe realizoi në minutën e 56-të.

Reds u kthyen në lojë kur Daniel Sturridge shënoi në minutën e 72-të por nuk arritën ta realizojnë golin e fitores, pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme. Pas barazimit të Liverpoolit, Arsenali mund të shkëputet në krye të tabelës nëse arrin të fitojë kundër Norwichit.