Newcastle favorite për shërbimet e yllit të Bayer Leverkusen
Newcastle United janë gati të bëjnë një merkato tejet aktive gjatë verës.

Sport
Skuadra më e pasur në botë ka vënë në shënjestër disa objektiva dhe një nga ta është ylli i Bayer Leverkusen, Moussa Diaby.
‘Kicker’ bën të ditur se Leverkusen mund të arkëtojnë deri në 50 milionë euro nga kartoni i anësorit Diaby, transmeton lajmi.net.
Newcastle shihen si favoritët për 22 vjeçarin, me West Ham që po ashtu ishte një nga skuadrat e interesuara.
Reprezentuesi francez ka kontratë me Leverkusen deri në vitin 2025, që nënkupton se duhet paguar çmim i lartë për kartonin e tij.
Newcastle ka të gjitha kriteret për të plotësuar egon e Leverkusen në aspektin financiar. /Lajmi.net/