New York, qyteti që lind miliarderë

Shumica e miliarderëve kanë lindur në qytetin e New York-ut, sipas një kërkimi të ri të bërë nga një revistë luksoze në Britaninë e Madhe dhe nga kompania e kërkimeve “WealthInsight”. 

Bota

20/08/2014 01:16

Një në katër miliarderë të botës ka lindur në një qytet amerikan, dyfish më tepër sesa qytetet që prodhojnë miliarderë, Londra dhe Moska.

Sipas të dhënave nga “WealthInsight”, nga 100 mijë individët me të ardhura të larta, New York ka lindur 52 prej tyre, i ndjekur nga Moska, me 22, dhe Londra, me 21, transmeton shekulli online.

“New York, jo vetëm ndodhet në krye të listës për miliarderët që ka, por njihet edhe si vendi i lindjes së miliarderit të parë, John D. Rockfeller”, thotë Oliver Williams, analist në “WealthInsight”.