New Jersey raporton më shumë se një mijë vdekje nga COVID-19

New Jersey ka pasur 3,663 rezultate pozitive të testit dhe 86 vdekje në 24 orët e fundit, bëri të ditur governatori Phil Murphy në një konferencë për shtyp sot.

Bota

06/04/2020 20:52

Numrat e të hënave sjellin gjithsej në mbarë vendin 41.090 raste dhe 1.003 vdekje, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Deri më tani, janë raportuar mbi 10 mijë vdekje në tërë rajonin e SHBA-ve.

Gjendja më kritike vazhdon të jetë në Nju Jork, ku janë raportuar më shumë se 100 mijë raste me COVID-19. /Lajmi.net/