Neville nuk e shikon tabelën
Asistenti i Manchester Unitedit, Phil Neville ka pranuar se nuk e shikon tabelën në Premierligë për shkak të vuajtjeve të mëdha të ekipit gjatë këtij sezoni, dëshpërues për gjigantin nga Old Trafford.
Sport
Phil Neville pranon se edicioni dëshpërues i Manchester Unitedit ka bërë që ai të mos jetë në gjendje të shikojë tabelën në Premierligë.
Neville fitoi gjashtë herë titullin e kampionit brenda 10 vitesh sa kaloi në United, mirëpo ish mbrojtësi i Anglisë nuk ka shijuar sukses të tillë pas rikthimit në Old Trafford në rolin e asistentit të menaxherit David Moyes gjatë verës së shkuar.
United është në pozitën e shtatë, 20 pikë prapa liderit Liverpool me pesë ndeshje të mbetura.
United e ka të garantuar se do të mbyllë sezonin me bilancin më të dobët të pikëve në epokën e Premierligës dhe kjo nuk i pëlqen aspak ish mbrojtësit të majtë.
“Ka qenë e vështirë të shikojmë ekipet tjera mbi ne si dhe t’ia hedhim një sy tabelës”, deklaroi asistenti i Unitedit për Football Focus në BBC.
“E kam të vështirë të shikoj pamjet në Match of the Day të shtunën mbrëma, e kam pothuajse të pamundur për shkak të vuajtjeve që kemi përjetuar këtë sezon”.