Neuer tregon se kur do të pensionohet

Manuel Neuer ka folur lidhur me pensionimin e tij.

Sport

08/09/2019 15:14

Portieri i Kombëtares së Gjermanisë dhe skuadrës së Bayern Munich, Manuel Neuer, është pyetur lidhur me pensionimin e tij.

33 vjeçari është akoma ambicioz dhe i uritur për fitore, duke pretenduar se ai do ta vazhdojë karrierën edhe për disa vite.

Neuer është paraqitur për 90 minuta kundër Holandës, ku ka regjistruar disa pritje të jashtëzakonshme. Ai ka thënë se pensionohet kur nuk kanë nevojë për të.

“Kur nuk kanë nevojë për ty dhe ti e ndjen atë, atëherë është e vështirë që të motivohesh çdo ditë” ka thënë Neuer, transmeton lajmi.net.

“Kam ndjesinë se unë jam shumë i nevojshëm këtu tek skuadra kombëtare dhe se të gjithë janë të lumtur që unë jam këtu” ka thënë ndër të tjerash gardiani gjerman.

Në rast se Manuel Neuer do të pensionohej, Marc Andre Ter – Stegen do të ishte zgjedhja e parë e Gjermanisë. /Lajmi.net/