Neuer: Thiago është motori i mesfushës së Bayern

Manuel Neuer nuk ka kursyer lëvdatat për shokun e tij të skuadrës, Thiago Alcantara.

Sport

07/08/2020 17:16

Thiago lidhet me një largim të mundshëm drejt Bayern, me skuadrën e Liverpool që shihen favoritët për nënshkrimin e tij.

Përkundër gjithë këtyre zërave, Manuel Neuer ka dhënë disa lëvdata për lojtarin spanjoll, duke vënë në theks rolin e tij të rëndësishëm në skuadër.

“Shpresoj që kjo të mos jetë ndeshja e fundit e Thiago”, ka thënë Neuer, transmeton lajmi.net.

“Ai duhej t’i nënshtrohej një operimi në fund  të sezonit, por tani është kthyer 100%. Është lojtar i vlefshëm për ne, sidomos në posedimin e topit. Është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është motori i mesfushës sonë”, ka shtuar portieri gjerman për Thiagon.

Këto fjalë Neuer i ka thënë para ndeshjes që Bayern e luan në Ligën e Kampionëve, kundër Chelsea. Bavarezët gëzojnë epërsinë 3:0 nga ndeshja e parë. /Lajmi.net/