Neuer shumë afër rinovimit me Bayern

Manuel Neuer është shumë afër rinovimit të marrëveshjes me skuadrën e Bayern Munich.

Sport

16/01/2022 08:33

Portieri gjerman, Neuer ka progresuar në negociatat me skuadrën e Bayern Munich dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i kontratës së re.

Gjermani ka folu për këtë çështje së fundmi, duke thënë se nuk ka asnjë dilemë nëse ai dëshiron ose jo të jetë pjesë e bavarezëve.

“Bayerni është një klub i shkëlqyer – ne kemi bërë historinë gjatë kohës sime këtu, dhe tentojmë ta bëjmë”, ka thënë Neuer, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht se unë dua të jem pjesë e kësaj”, shtoi gjermani.

Neuer ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me skuadrën e Bayern Munich, por duket se sheh akoma hapësira për sukses. /Lajmi.net/