Neuer mbetet në Bayern
Portieri Manuel Neuer ka insistuar se është i lumtur në Bayern Munich dhe nuk planifikon të largohet nga Allianz Arena.
Sport
Manuel Neuer ka mohuar spekulimet se mund të largohet nga Bayern Munich gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Edhe pse konsiderohet si titullar në Allianz Arena, kampioni i Bundesligës transferoi Pepe Reinan nga Liverpool lëvizje që dikush e konsideroi si mosbesim ndaj yllit të madh.
Por, Neuer ka sqaruar dyshimet duke thënë se është i lumtur në Bayern.
“Për momentin jam duke luajtur në një prej skuadrave më të mira në botë. Jam në duar të mira”, deklaroi Neuer gjatë një interviste me magazinën sportive gjermane “Kicker”.