Neuer: Kujdes nga Porto

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer ka paralajmëruar skuadrën e tij të ketë kujdes nga udhëtimi në Porto, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

20/03/2015 12:45

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer pret vështirësi për skuadrën e tij në ndeshjen në udhëtim te Porto, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Atmosfera në Porto është shumë e nxehtë. Kam qenë dëshmitar i tifozëve të Portos në finalen e Ligës së Kampionëve më 2004 kundër Monacos. Atmosfera ishte e mrekullueshme”, deklaroi Neuer.

“Me këta tifozë nuk do të jetë e lehtë për ne, kam luajtur në shumë stadiume me atmosfera të ndryshme dhe ne do ta dimë se çka na pret”, u shpreh ai.