Neuer kritikon ashpër Donnarumman: “Ishte një veprim i rrezikshëm – kërkonte qëllimisht lëndimin e Musialas”

Portieri i Bayern München, Manuel Neuer, pas ndeshjes  kundër PSG-së në Kupën e Botës për Klube, ka akuzuar rivalin e tij, portierin italian Gigi Donnarumma, për një dalje të rrezikshme që çoi në lëndimin e rëndë të yllit Jamal Musialas. Neuer e kritikoi ashpër stilin e tij të lojës dhe trajtimin që i bëri edhe…

Sport

05/07/2025 23:16

Portieri i Bayern München, Manuel Neuer, pas ndeshjes  kundër PSG-së në Kupën e Botës për Klube, ka akuzuar rivalin e tij, portierin italian Gigi Donnarumma, për një dalje të rrezikshme që çoi në lëndimin e rëndë të yllit Jamal Musialas.

Neuer e kritikoi ashpër stilin e tij të lojës dhe trajtimin që i bëri edhe pas aksidentit transmeton lajmi.net.

“Në pozicionin ku Musiala u lëndua, ai nuk duhej të kishte dalë nga porta e tij në atë mënyrë. Ai mori një rrezik të panevojshëm. Ishte një veprim i rrezikshëm që synonte dëmtimin e kundërshtarit. Gjithashtu nuk më pëlqeu qëndrimi i tij pas kësaj. Shkova te ai dhe i thashë: ‘A nuk do të shkosh t’i urosh shërim të shpejt?’ Është çështje respekti në fund të fundit. Loja e ndershme vjen para çdo gjëje. Pastaj ai shkoi i uroi të gjitha të mirat”, deklaroi Neuer, duke i dhënë një konotacion që kërkon llogari për veprimet e Donnarummës./lajmi.net/