‘Neuer duhet të fitojë Topin e Artë’


Trajneri i Belgjikës, Marc Wilmots ka thënë se portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer, është njeriu i vetëm që meriton të fitojë Topin e Artë këtë sezon.

Sport

23/12/2014 10:30

Manuel Neuer duhet të fitojë Topin e Artë, duke parë suksesin që ka arritur në Kupën e Botës mer Gjermaninë, gjithnjë sipas mendimit të Marc ëilmots.

“Unë kam votuar për Robbenin, Neuer dhe Courtoisin, dhe tani që dy të tjerë nuk janë aty, mendoj se Neuer duhet të fitojë”, tha Wilmots për Fifa.com

“Ai është një portier tërësisht i kompletuar, më i mirë në botë. Ai ishte një sezon të shkëlqyer duke fituar gjithçka”, përfundoi Wilmots.