Neuer do t’ia priste penalltinë Balotellit
Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer ka aftësinë e nevojshme për t’ia pritur penalltinë sulmuesit të Milanit, Mario Balotelli, beson ish reprezentuesi italian Giovanni Galli. Ish ylli i Manchester Cityt ka rekord pozitiv nga pika e bardhë – nuk e ka humbur asnjë në ndeshje zyrtare – por Galli beson se Neuer mund të jetë…

Sport
Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer ka aftësinë e nevojshme për t’ia pritur penalltinë sulmuesit të Milanit, Mario Balotelli, beson ish reprezentuesi italian Giovanni Galli.
Ish ylli i Manchester Cityt ka rekord pozitiv nga pika e bardhë – nuk e ka humbur asnjë në ndeshje zyrtare – por Galli beson se Neuer mund të jetë portieri që mund t’ia mohoj golin 23-vjeçarit.
“E kam studiuar mënyrën se si Balotelli i ekzekuton penalltitë dhe kam vërejtur një gjë”, deklaroi Galli për Gazzetta dello Sport.
“Sa herë që ndalet në nisje, ai gjithmonë e zgjedh këndin e njëjtë, ndërsa përcaktohet për këndin tjetër kur nuk ndalet fare. Kush ka shanset më të mira për t’ia pritur një penallti Balotellit? Duhet të jetë Manuel Neuer nga Bayern Munich. Ai ka fizik të jashtëzakonshëm, e mbulon mirë portën dhe ka reflekse të shkëlqyeshme. Nëse përcaktohet për këndin e duhur, ai çdo herë mund ta arrijë topin”, përfundoi Galli.
Balotelli ka shënuar të gjitha 20 penalltitë që ka ekzekutuar në ndeshje zyrtare gjatë karrierës si profesionist.