Nets befasojnë Clippers, Rockets fitojnë me mund ndaj Kings

Në Orlando vijojnë të luhen ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt, aty ku NBA ka rinisur pas pandemisë së Covid-19 dhe vijon sezonin 2019-2020.

Sport

10/08/2020 09:55

Në ndeshjet e luajtura sot, spikat fitorja 129-120 e Brooklyn ndaj Clippers, humbje që prish shumë punë për ekipin kalifornian. Brooklyn e dominoi ndeshjen, ku u dalluan LaVert me 27 pikë e Harris me 25, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Leonard për Clippers.

Fiton skuadra e Houston, që mundi 129-112 Sacramento, ndeshje me dy pamje. Teksanët e dominuan takimin në pjesën e dytë, ku diferencën e bënë Rivers me 41 pikë e Harden me 32 sosh.

Pas kohës shtesë Boston mundi 122-119 Orlando, me Hayward që realizoi 31 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Oklahoma – Washington, 121-103
Toronto – Memphis, 108-99
New Orleans – San Antonio, 113-122
Boston – Orlando, 122-119
Portland – Philadelphia, 124- 121
Sacramento – Houston, 112-129
Clippers – Brooklyn, 120-129. /Lajmi.net/