Netanyahu zotohet ta aneksojë Bregun Perëndimor

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar ta aneksojë një pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar në kufirin me Jordaninë nëse ai votohet përsëri në detyrë javën e ardhshme.

Bota

10/09/2019 19:03

Netanyahu tha që ai do të zbatonte “sovranitetin e Izraelit mbi Luginën e Jordanit dhe pjesën veriore të Detit të Vdekur”.

Një veprim i tillë do të ishte i popullarizuar për partitë e krahut të djathtë, nga të cilat ai varet për të formuar një koalicion, por kundërshtohet ashpër nga palestinezët.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967, por kishte ndaluar aneksimin.