Netanyahu dënon fuqishëm pushtimin turk të Kurdistanit Sirian, ofron ndihmë për kurdët

Kryeministri Benjamin Netanyahu të enjten denoncoi pushtimin e Turqisë në zonat e kontrolluara nga kurdët në verilindje të Sirisë dhe tha që Izraeli ishte i gatshëm të ofrojë ndihmë humanitare për kurdët në Siri përballë një sulmi nga Turqia.

Bota

10/10/2019 18:26

Komentet ishin të parat nga Netanyahu për situatën në Siri pasi heshti për disa ditë pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi dhe lejimin e ofensivës turke të ecë përpara. Disa zyrtarë të tjerë izraelitë kanë denuar operacionin turk dhe kërkuan mbështetje për kurdët.

“Izraeli dënon me forcë pushtimin turk në zonat kurde në Siri dhe paralajmëron kundër spastrimit etnik të kurdëve nga Turqia dhe aleatëve të saj,” tha Netanyahu në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.