Nesër rikthehen reshjet e shiut në Kosovë, shoqërohen edhe me rrufe
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë ditës së nesërme në Kosovë.

Lajme
IHMK njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, shkruan lajmi.net.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s. /Lajmi.net/