Nesër rihapen çerdhet në Obiliq

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se nesër, 2 qershor, do të rihapen çerdhet në këtë komunë.

Lajme

01/06/2020 16:52

Kreu i kësaj komune, Xhafer Gashi ka thënë se kanë ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin dhe parandalimi e këtij virusi, duke përfshirë; procesin e dezinfektimit të institucioneve publike në pesë faza.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar prindër,

Përkushtimi ynë në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve tanë, është prioritet kyç. Situata të cilën ndodhemi tash e tre muaj, ka qenë e panjohur më parë, Ne si institucion komunal kemi ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin dhe parandalimi e këtij virusi, duke përfshirë; procesin e dezinfektimit të institiucioneve publike në pesë faza.

Në kuadër të masave lehtësuese të fazës së tretë, përfshihet edhe rihapja e institiucioneve parashkollore 0-5 vjeç, sot në objektin e çerdhes “Rrita e Jonë”, është zhvilluar procesi i dezinfektimit dhe në koordinim me Drejtorin e DKA-së dhe Drejtoreshën e IP ”Rrita e Jonë“, ambientet e çerdhes janë të përgaditura dhe të sigurta, andaj njoftoj të gjithë prindërit se rihapja e çerdheve në komunën e Obiliqit, do të ndodhë nesër me datë 02 Qershor 2020. Xhafer Gashi“ /Lajmi.net/