Nesër publikohet bashkëpunimi i Luana Vjollcës dhe Mc Kreshës

Një bashkëpunim interesant ishte paralajmëruar kohë më parë.

ShowBiz

05/07/2022 20:21

Bëhet fjalë për bashkëpunimin e Luana Vjollcës me Mc Kreshën, shkruan lajmi.net.

Tashmë ka ardhur edhe fundi i pritjes së këtij bashkëpunimi.

Përmes një fotografie në ‘Instagram’, Luana ka zbuluar se nesër do të publikohet projekti i tyre muzikor.

Kënga titullohet “Nuk o ka ma qet” dhe do të publikohet në orën 18:00.

Ndryshe, ky është bashkëpunimi i parë i tyre./Lajmi.net/