Nesër Prishtina pret ekipin rus Enisey, interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen
Nesër është dita e Sigal Prishtinës dhe e Plisave.

Sport
Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, zhvillohet sfida e shumëpritur mes ekipit bardhekaltër dhe rusëve të Enisey Krasnoyarsk.
Tifozëria vendëse ka paralajmëruar organizim special për këtë ndeshje, andaj spektakli në palestër do të jetë i garantuar, përcjellë “Lajmi.net”.
Ndeshja fillon në ora 18:30, por nëse dëshironi një vend të mirë në palestër duhet të shkoni më herët, sepse interesimi është i jashtëzakonshëm.