Nesër prezantohet raporti për Veriun

Slobodan Petrovic thotë se raporti për seancat konstituive të katër Komunave në Veri do të jetë i gatshëm nesër. Sipas tij, hapat e mëtejmë për përcaktimin e fatit të këtyre qeverisjeve lokale do të dihet pas prezantimit të këtij raporti në Veri.

Lajme

12/01/2014 12:53

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka deklaruar se të hënën do të jetë gati raporti për ecurinë e seancave konstituive të Kuvendeve Komunale në Veri.

Petrovic ka deklaratën për Radion serbe të Mitrovicës e Veriut “Kontakt plus” se përfaqësues e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kanë qenë prezentë mbrëmë në katër Komunat në Veri dhe kanë përcjellë seancat konstituive.

“Përfaqësues të MAPL’së kanë përcjell mbrëmë seancat solemne konstituive dhe kanë përpiluar një raport i cili do të jetë i gatshëm të hënën, gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës”.

I pyetur cili do të jetë fati i Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Krstimir Pantic, i cili ka refuzuar ta bëjë betimin, Petrovic ka deklaruar se duhet pritur raporti i MAPL’së për të parë hapat e mëtejmë.