Nesër në mesnatë publikohet “Katile” nga Don Xhoni

Don Xhoni është njëri nga reperët që ka prekur të gjitha sukseset.

ShowBiz

06/07/2022 13:35

Për vetëm dy vite ka arritur të hyjë fuqishëm në industrinë e muzikës, kështu duke u shndërruar në njërin ndër të preferuarit të publikut, shkruan lajmi.net.

Ka pak kohë prej kur ai ka paralajmëruar projektin e tij të radhës.

E ky projekt do të publikohet nesër (e enjte) në mesnatë.

Don Xhoni para disa ditësh kishte ndarë një sekuencë nga kënga që pritet të publikohet dhe tashmë ajo është bërë virale.

Së fundi ai ka zbuluar se befasia e këtij projekti është modelja, Megi Pojani, e cila është pjesë e klipit.

Kënga titullohet “Katile” dhe pritet të shndërrohet në një hit të vërtetë./Lajmi.net/