Nesër mot pranveror, temperatura deri në 22 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se të premten në vend do të mbajë mot me diell.

Lajme

09/04/2020 19:12

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se, të premten do të mbajë mot me diell dhe me rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq IHMK-ja, bën të ditur se, indeksi UV mbetet i lartë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e nesërme në qytetet kryesore të vendit. /Lajmi.net/