Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite interpelancat e kryeministrit

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancën e radhës.

Lajme

05/04/2018 16:22

Në këtë seancë priten të shqyrtohen 19 pika. Ndër të tjera janë edhe tri interpelancat e kryeministrsit të Kosovës.

Senca fillon në orën 10:00.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancë plenare:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat e mëparshme,

4. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë,

5. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,

6. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjykatat,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës,
14. Shqyrtimi i Raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a,

15. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
16. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,
17. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
18. Marrëveshja e kryetarëve të dy grupeve parlamentare: Lëvizjes Vetëvendosje dhe Grupit të deputetëve të pavarur për kryesimin e komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësimin me anëtarë në komisionet parlamentare,
19. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave