Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, ja pikat që do të diskutohen
Nesër Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mbajë mbledhjen e radhës.

Lajme
Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër me fillim prej orës 11:00 pritet të mbajë mbledhjen e radhës.
Sipas njoftimit për mediet, në këtë mbledhje do të jenë vetëm tre pika të rendit të ditës, shkruan lajmi.net.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
2. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave,
3. Të ndryshme. /Lajmi.net/