Nesër mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Nesër Kryesia e Kuvendit mbanë mbledhjen e radhës. 

Lajme

17/02/2020 16:26

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër mbledhjen e radhës ku në rend të ditës janë tri propozime, përcjell lajmi.net.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se mbledhjet e kryesisë do të mbahen çdo të hënë, mirëpo këtë javë është shtyrë për të martë, shkaku i festimeve për 12 vjetorin e Pavarësisë.

Rendi i ditës

1. Propozimi për formimin e grupeve të miqësisë,

2. Propozimi i anëtarëve në delegacione për përfaqësim të Kuvendit më organizata ndërkombëtare,

3. Shqyrtimi i kërkesave. /Lajmi.net/