Nesër mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Prizrenit

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten, më 27 prill 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit.

Lajme

26/04/2018 22:23

Kështu ka njoftuar zyra për informim e Kuvendit të Kosovës.

Pjesëmarrës në takim janë: Driton Selmanaj, Haxhi Avdyli, Nait Hasani, Arbër Rexhaj, Shqipe Pantina, Blerim Kuçi, Zafir Berisha, Fikrim Damka, dhe Emilija Redžepi.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e aktivitetit “Ditët e Kuvendit”, të premten, më 27 prill 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës  me qytetarë të Prizrenit.

Koha: 14:00

Vendi: Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, Prizren

Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Driton Selmanaj, Haxhi Avdyli, Nait Hasani, Arbër Rexhaj, Shqipe Pantina, Blerim Kuçi, Zafir Berisha, Fikrim Damka, dhe Emilija Redžepi.