Nesër lagjja “Ulpiana” pa ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, ka njoftuar se nesër më 05 maj në lagjen ”Ulpiana”, duke filluar nga ora 08:00-16:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Lajme

04/05/2015 14:55

Shkak i kësaj ndërprerje uji, sipas një njoftimi janë punimet e fazës së dytë të investimeve, më konkretisht kyçja e dy gypave të rinj me diametër “fi 315 mm dhe 250 mm”, gypa këta që e furnizojnë me ujë të pijshëm lagjen e lartcekur.