Nesër i jepet lamtumira e fundit Agron Zhigollit, i aksidentuari i sotëm në Doberllukë
Një aksident trafiku me pasojë fataliteti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë . Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë. Tutje njoftoj se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë…
Lajme
Një aksident trafiku me pasojë fataliteti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë .
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Doberllukë.
Tutje njoftoj se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar.
“Aksident trafiku me fatalitet Rreth orës 11:55,është raportuar për një aksident trafiku me pasojë fataliteti i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë përkatësisht në fshatin Deberlluke. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka humbur jetën shoferi i veturës viktima rreth 60 vjeçar. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin”, ka thënë Zahiti.
Ndërkaq personi i cili ka vdekur në vend është Agron Zhigolli i cili ishte shofer i veturës.
Siç njoftohet nga të afërm të tij, varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në vendlindjen e tij, në varrezat e fshatit Banjskë të Vushtrrisë në ora 13:30./Lajmi.net/