Nesër hedhet shorti për Kupën e Kosovës

Nesër do hedhet shorti në kuadër të Kupës së Kosovës me fillim nga ora 13:00.

Sport

26/11/2020 17:01

Ky short do jetë për 1/16 e finales, ku do jenë pjesëmarrëse 32 skuadra, 10 nga Superliga, 20 nga Liga e Parë dhe dy nga Liga e Tretë, shkruan lajmi.net.

Në këtë raund të garave do zhvillohet vetëm një ndeshje eliminuese, kurse ende nuk është caktuar data se kur do nis.

Pritet që Kupa e Kosovës të nis pas përfundimit të stinorit vjeshtor ose me 15/16 dhjetor.

Kujtojmë se kampioni momental i këtij trofeu është FC Prishtina./Lajmi.net/