Nesër fillon bojkotimi i mësimit në Universitetin e Gjakovës

Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, ka njoftuar se nga dita e hënë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” do të ketë bojkot të mësimit dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të këtij parlamenti.

Lajme

11/10/2015 15:28

 

“Ju bëjmë thirrje të gjithë studentëve të UGJFA-së që t’i bashkohen këtij bojkotit”, thuhet në njoftimin e Parlamenti i Studentëve i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Parlamenti Studentor i Universitetit publik të Gjakovës, “Fehmi Agani” të enjten që shkoi në Gjakovë protestuan në shenjë të pakënaqësisë me “gjendjen aktuale që e ka kapluar Universitetin”.

Sipas organizatës studentore “pengesë për këto janë disa persona brenda mureve të Universitetit që vazhdojnë ta ushtrojnë detyrën apo funksionin e tyre në stafin administrativ e që ushtrimin e detyrës po e bëjnë në mënyrë të jashtëligjshme. Nga këta persona vazhdimisht kemi kërcënime dhe shantazhe, duke bërë sjellje arrogante ndaj nesh dhe studentëve në përgjithësi”.