Nesër fillojnë pagesat e detyrimeve në Veri

Në pikëkalimet Kosovë-Serbi, në Jarinjë dhe Bërnjak nga nesër do të fillojnë të kryhen pagesat e detyrimeve për mallrat që hyjnë nga Serbi për në Kosovë.

Lajme

13/12/2013 10:46

Në bazë të  Marrëveshjes së Brukselit për Menaxhimit të Integruar të Kufirit, nga e shtuna në pikëkalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak do të fillojnë të kryhen pagesat e detyrimeve për mallrat që hyjnë nga Serbia në Kosovë, raporton Kosovapress.

Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë i ngarkuar për Kosovën Aleksandar Vulin gjatë vizitave të shpeshta që i ka bërë veriut të vendit, ka thënë se në bazë të marrëveshjes së IBM`së që nga data 14 dhjetor do të fillojnë pagesat e detyrimeve, siç e ka quajtur ai “në kalimet administrative në mes Serbisë dhe Kosovës së Metohisë.

Gjithashtu Misioni për sundimin e ligjit EULEX në pjesën veriore të venit përmes medieve lokale po vazhdon me një fushatë informuese për këtë çështje, duke informuar qytetarët se paratë e mbledhura nga pagesat e detyrimeve do të përdoren me qëllimi të përmirësimit të jetës së tyre.

“Kjo do të ndikojë në rritjen e investimeve socio-ekonomike dhe përmirësojë standardin jetësor”, thuhet në reklamat e EULEX.

Mjetet cilat do të mblidhen nga pagesat e detyrimeve, sipas Vulin, do të shkojnë konton e Fondit për Zhvillimin e Veriut të Kosovës dhe ato mjete janë të dedikuar qytetarët e asaj pjese të cilat nuk do të shihen as nga Beogradi e as nga Prishtina.