Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosova U21 – Turqia U21

Shpresat e Kosovës testin e radhës drejt kampionatit Evropian do ta kenë kundër Turqisë.

Sport

09/06/2019 12:40

Kosova U-21 dhe Turqia U-21 do të luajnë përballë njëra tjetrës gjatë së martës, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

Interesimi për këtë ndeshje pritet të jetë mjaft i madh, sidomos pas triumfit të Kosovës në ndeshjen e parë në grup, shkruan lajmi.net.

Biletat për këtë ndeshje interesante do të dalin në shitje nesër, me fillim nga ora 09:00.

Për çmimin dhe vendet ku shiten biletat, lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë nga FFK.

9 qershor, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se biletat për ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2021, Kosovë U21 – Turqi U21, e cila zhvillohet, të martën, më 11 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të dalin në shitje nesër (e hënë) në orën 9:00. Biletat do të shiten në  këto dy pika të IPKO-s:

Çmimi i biletave është si vijon:

Lindje 3 euro

Perëndim 3 euro

VIP 5 euro /Lajmi.net/