Nëse vjen Laporta vjen edhe Laporte

Nëse Joan Laporta bëhet president i Barcelonës, atëherë ai me vete në Camp Nou do ta sjell edhe talentin e Athletic Bilbaos, Aymeric Laporten.

Sport

27/04/2015 14:56

Joan Laporta është duke përgatitur një transferim të mbrojtësit të Bilbaos, Aymeric Laportes, nëse ai bëhet president i Barcelonës, raporton goal.com.

52 vjeçari ka qenë president i Barcelonës nga vitit 2003 deri në vitin 2010, teksa përgjatë kësaj kohe ai ka fituar katër herë titullin e La Ligas dhe dy herë Ligën e Kampionëve.

Pra, Barcelona pritet që ta transferojë talentin 20 vjeçar të Bilbaos për një shumë prej 30-36 milionë euro, ndërsa ai do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me skuadrën nga Camp Nou ku do të fitojë 3.5 milionë euro në sezon.