Nëse takoheni me ish-in si duhet të silleni?

Takimet me ish-in janë të sikletshme, sido që ka mbaruar historia juaj.

Lifestyle

15/07/2019 23:13

Ka marrëdhënie që kanë përfunduar në paqe, por ka edhe nga ato raporte që janë mbyllur me luftë. Sidoqoftë, nëse takoheni me ish-in rastësisht në rrugë teksa shëtisni me qenin, duhet të keni parasysh disa gjëra.

Ne do t’ju këshillojmë se si duhet të silleni në atë moment:

Takojeni- Takojeni duke buzëqeshur. Nëse e shihni në rrugë mos ndërroni drejtim vetëm për shkak të tij. Nëse nuk ndjeni gjë për të, takojeni dhe buzëqeshni për t’i treguar sa mirë jeni pa të.

Mos flisni për të shkuarën- Edhe nëse ai përmend diçka sa i përket lidhjes suaj, mos ia zgjasni. Bëni sikur e keni harruar atë periudhë që keni qenë e lidhur me të.

Flisni për karrierën- Flisni më shumë për jetën profesionale se atë personale. Tregojini sa shumë gjëra keni arritur në karrierë dhe mos përmendi shumë nga jeta personale, shkruan class.al. Mjaftojuni duke thënë “Jam e lumtur”. Kjo gjë do t’i “vrasë” ata.

Largohuni duke nxitur- Bëni sikur nxitoni për diçka dhe largohuni. Ky veprim është një mesazh që i jepni “Nuk kam më kohë për ju”.