Nëse nuk largohet Gruevski, do të ketë protesta masive

Lideri I PRSD-së, Tito Petkovski thotë se politika të cilën e udhëheqë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk i bën mirë as shtetit as partisë.

Lajme

19/04/2015 13:03

Ai tha se pas një muaji do të fillojnë protestat masive për të rrëzuar kryeministrin Gruevski.

“Nëse pas këtyre audio incizimeve komprimetuese nuk tërhiqet Qeveria atëherë është e mundshme që nga muaji i ardhshëm të fillojnë protesta masive për të larguar Nikolla Gruevskin”, deklaroi Petkovski.

Sipas një koncepti dhe strategjie të veçantë, PRSD-ja propozon daljen nga kriza në të cilën gjendet Maqedonia, deklaroi ai gjatë një tribune në Tetovë.

Sipas tij, si parti politike ndjejnë përgjegjësi për të marrë pjesë në zgjidhjen e krizës, ndërkohë që pret edhe inkuadrimin e partive tjera, transmeton Alsat.

“Mendoj se opozita është e diskriminuar dhe është e përjashtuar nga jeta politike. Demokracia është flakur dhe jeta politike në vend imponohet nga vullneti i një njeriu”, u shpreh kryetari i PRSD-së.