“Nëse luaj mirë jam gjerman…” Mesut Ozil zyrtarizon pensionimin nga futbolli

Futbollisti Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës së tij si lojtar profesionist në moshën 34-vjeçare. Përmes rrjeteve sociale, Ozil njoftoi pensionimin e tij nga futbolli aktiv me një bagazh të madh në futbollin europian, shkruan Lajmi.net Ozil së fundmi ishte te klubi i Superligës së Turqisë, Besaksehir. Por u përball me disa lëndime dhe…

Sport

22/03/2023 12:39

Futbollisti Mesut Ozil i ka dhënë fund aventurës së tij si lojtar profesionist në moshën 34-vjeçare.

Përmes rrjeteve sociale, Ozil njoftoi pensionimin e tij nga futbolli aktiv me një bagazh të madh në futbollin europian, shkruan Lajmi.net

Ozil së fundmi ishte te klubi i Superligës së Turqisë, Besaksehir. Por u përball me disa lëndime dhe kështu nuk arriti të kishte minuta të plota.

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Real Madridit gjatë karrierës së tij arriti të fitonte tituj të shumtë, përfshi La Ligan, Copa del Rey, FA Cup. Kurse me Gjermaninë ai fitoi Kupën e Botës gjatë vitit 2014.

Intervista e tij pas pensionimin nga Gjermania do të mbahet mend gjatë.

“Nëse luaj mirë, jam gjerman. Nëse luaj keq, jam turk”./Lajmi.net/