“Nëse LDK nuk ka siguruar ende votat, ka një mundësi tjetër për t’i shmangur zgjedhjet”

Albert Krasniqi nga Democracy Plus, vlerëson se nesër seanca për votimin e Qeverisë Hoti mund të prodhojë dy situata.

Lajme

02/06/2020 19:19

Sipas tij ose mund të fitojë mandatin për udhëheqje Qeveria në krye me Avdullah Hotin e LDK-së, ose në rast dështimi, Kuvendi shpërndahet nga Presidenti, njofton Klan Kosova.

”Është një situatë e re sepse po ndodhë që për herë të parë po tentohet të formohet një qeveri pa partinë e cila ka dalur fituese e zgjedhjeve”.

”Përfshirë edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e bënë edhe më të ndjeshme situatën. Kjo qeveri akoma nuk e ka të sigurt nëse ka votat e mjaftueshme për ta fituar mandatin”.

A mund të prodhojë befasi seanca e nesërme?

”Nesër mund të kemi dy situata. Ose mund të votohet por nëse LDK dështon atëherë Kuvendi shpërndahet nga Presidenti dhe zgjedhjet caktohen brenda 40 ditëve”.