Nëse largohet Enrique, Spanja do të tentojë marrëveshjen me Martinez

Në Spanjë kanë filluar të lakohen emra të mundshëm për të zëvendësuar Luis Enrique. Kombëtarja e Spanjës u eliminua mbrëmë nga Kupa e Botës 2022, në një humbje befasuese ndaj Marokut. Menjëherë pas humbjes, media të ndryshme kanë filluar të flasin për opsionin e largimit të Luis Enrique nga stoli i ‘Stuhisë së Kuqe’. Sipas…

Sport

07/12/2022 10:20

Në Spanjë kanë filluar të lakohen emra të mundshëm për të zëvendësuar Luis Enrique.

Kombëtarja e Spanjës u eliminua mbrëmë nga Kupa e Botës 2022, në një humbje befasuese ndaj Marokut.

Menjëherë pas humbjes, media të ndryshme kanë filluar të flasin për opsionin e largimit të Luis Enrique nga stoli i ‘Stuhisë së Kuqe’.

Sipas ‘Onda Cero’, Spanja do të konsiderojnë një marrëveshje me Roberto Martinez, nëse Lucho largohet, përcjell lajmi.net.

Martinez së fundmi ndau rrugët me kombëtaren e Belgjikës, me të cilën dështoi në këtë Botëror.

Mbetet të shihet nëse Spanja do të ndajë rrugët me Luis Enrique. Gjasat janë të vogla. /Lajmi.net/