“Nëse Kosova do kishte shtet ligjor, Hoti sonte do ta kalonte natën në paraburgim”

Nëse Kosova do të ishte shtet ligjor, kryeminstri Hoti sonte do ta kalonte natën në paraburgim.

Lajme

24/10/2020 19:52

Ky është konstatimi që jep Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, duke aluduar në “kapje të shtetit” nga qeveria Hoti, shkruan lajmi.net.

Madje sipas Miftarajt, kërkesës së vettingut në polici, prokurori e gjykata, duhet shtuar edhe atë për Universitetin e Prishtinës.

“Vetem paramendo sa studenta kalojne permes “edukimit” nga lloji i “profesorave” alla Avdullah Hoti”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nese Kosova do te kishte shtet ligjor dhe Prokurori qe punon ne baze te Kushtetutes dhe ligjit, Kryeministri Avdullah Hoti me siguri sonte do te kishte kaluar naten ne qendren e paraburgimit ne Prishtine ne pritje te nje procesi gjyqesor.

Kerkeses se Vettingut ne Polici, Prokurori dhe Gjykata duhet shtuar edhe Universitetit te Prishtines.

Vetem paramendo sa studenta kalojne permes “edukimit” nga lloji i “profesorave” alla Avdullah Hoti.

Anti-vlera dhe kapja e shtetit eshte shenderruar ne politike kryesore e Qeverise Hoti. /Lajmi.net/