Nëse keni planifikuar pushime në shtator, shikoni fillimisht temperaturat

Vera e 2019-ës do të mbahet mend si një nga verat më të nxehta të shekullit 21.

Lajme

17/08/2019 16:56

Muajt korrik dhe gusht shënuan temperatura rekorde. 

Por si pritet të jetë moti gjatë muajit shtator?

Sipas parashikimeve të motit 11 ditët e para të muajit shtator do të jenë të nxehta, ku temperaturat më e lartë do të jetë 27 gradë celsius.

Nga data 12 shtator pritet që temperaturat të shënojnë rënie.

Ndërsa në Shqipëri gjatë muajit shtator pritet të jetë i nxehtë. Temperaturat mesatare priten të jenë 27 gradë celsius, ndërsa ka ditë ku mund të shkojnë deri në 35 gradë celsius.