Nëse jo Hazard, atëherë Real Madrid e transferon Sterlingun

Tashmë është bërë e ditur se Real Madrid e do transferimin e Eden Hazard.

Sport

26/03/2019 15:53

Real Madrid ka disa afate që e kërkon transferimin e Eden Hazard, mirëpo Chelsea ka refuzuar shitjen e tij.

Madrilenët duket se do të dështojnë edhe në afatin kalimtar veror që ta transferojnë belgun, por që janë duke menduar edhe për opsione tjera.

Nëse Real Madrid nuk mund ta transferojë Hazardin, atëherë do të fokusohen në transferimin e Raheem Sterling nga Manchester City.

Anësori anglez ka disa sezone që është në formë të lartë, ndërsa madrilenët duhet të ofrojnë rreth 150 milionë euro për ta kompletuar transferimin. /Lajmi.net/